Boksieri shqiptar, Ermal Hadribeaj, ka arritur të fitojë titullin ndërkombëtar WBC në peshën super të lehtë përballë meksikanit Carlos Molinas.
Hadribeaj triumfoi ndaj kundërshtarit të tij Molina me “KO” në duelin që zgjati deri në raundin e nëntë. I pranishëm në komentimin e përballjes ishte dhe legjenda e peshave të rënda në boks, Mike Tyson.Në momentin e festimit të titullit nga Hadribeaj, Tyson e përshëndeti duke formuar simbolin e shqiponjës me duar.