Moti i keq ‘paralizon’ Italinë, një 20-vjeçar humb jetën në Bolonja! Në alarm pothuasje të gjitha rajonet

E gjithë Italia, nga Veriu në Jug, është përfshirë nga moti i keq dhe përmbytje, ‘valë’ që paralizoi edhe Sicilinë, e cila ishte goditur nga një thatësirë ​​e madhe prej muajsh.
Situatë kritike në Emilia Romagna pas reshjeve të orëve të fundit.

Në Bagnacavallo, në zonën e Ravenës, u urdhërua evakuimi total i zonave të prekura nga përmbytjet. Për fat të keq, një person humbi jetën në Bolonja, duke shënuar kështu viktimën e parë nga moti i keq në Itali. Ai ishte 20 vjeç dhe po udhëtonte me makinë bashkë me të vëllanë, kur makina e tyre u pushtua nga uji që kishte vërshuar në zonë. 20-vjeçari humbi jetën, ndërsa i vëllai arriti të shpëtonte.

Në Cesenatico, në vetëm pak orë ranë 70 milimetra shi, duke shkaktuar krizë në një pjesë të kanalizimeve dhe nënkalimeve, si dhe u pezullua qarkullimi hekurudhor.

Ishulli Stromboli u godit nga një përmbytjet që vërshuan si lumë duke pushtuar rrugët. Banorët u bllokuan brenda shtëpive të tyre dhe u desh ndërhyrja e Mbrojtjes Civile.

Një rrëshqitje dheu në zonën e Kazinosë në Ellera, izoloi pesë shtëpi. Shiu i vazhdueshëm, i cili preku për orë të tëra Marche, shkaktoi përmbytje veçanërisht në zonën bregdetare midis Senigallia dhe Ancona. Një familje u evakuua.
Pothuasje të gjitha rajonet janë në alarm.

Kalabria jugore dhe Joniane, në një pjesë e madhe të Emilia-Romagna, Veneto dhe Basilicata dhe në juglindje të Lombardisë janë në alarm portokalli, ndërsa trembëdhjetë rajone të tjera janë në alarm të verdhë.

Related Posts

1960s Music Group Member Remembered at Age 80

The group shared the news of her passing in a social media post, writing, “It is with heavy hearts that we share the news of Nedra Talley-Ross’…

1960s Music Group Member Remembered at Age 80

The group shared the news of her passing in a social media post, writing, “It is with heavy hearts that we share the news of Nedra Talley-Ross’…

My Brother Thought Our Mother’s House Would Be Sold—Then One Document Changed Everything

My brother Dennis arrived at my home one Sunday afternoon carrying property information and a detailed plan for selling what he believed was our late mother’s house….

My Mom Found Love Again at 45—Meeting Her Partner Taught Me an Unexpected Lesson About Trust

When my mom told me she had found love again at the age of 45, I was genuinely happy for her. After watching her rebuild her life…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *